Dhoma Kombetare e Zejtarise organizoi Workshopin “Rëndësia e digjitalizimit në ecurinë e profesioneve në fushën e përkujdesit dhe artit trupor” në bashkepunim me Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor.
Znj. Rea Tafaj, Eksperte ndërkombëtare në Beauty Therapy
Pedagoge Administrim Biznesi dhe Marketing në Qendra Multifunksionale "New Generation" shpjegoi rendesine e digjitalizimit ne në sallonet e trajtimeve estetike/Beauty Therapy, në arsimin dhe formimin e profesionistëve, strategjitë e menaxhimit si edhe praktikë dhe këmbim eksperience me pjesëmarrësit.
Ky aktivitet organizohet ne kuader te projektit te partneritetit midis Dhomes se Zejeve Koblenz, Dhomes Kombetare te Zejtarise dhe Shoqatave te saj sektoriale dhe Odes se Prizrenit.


