Projekte

Eventi përfundimtar i Trajnimeve Prema

Eventi përfundimtar i Trajnimeve Prema u organizua nga Qendra Balance dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.
Koncepti PREMA prezanton një menaxhim të integruar, efikas dhe fitimprurës të burimeve në ndërmarrje. Kjo metodologji është zhvilluar dhe aplikuar me sukses në Gjermani dhe në më shumë se 56 vende në botë. Jemi krenarë që e shohim të pilotuar në Shqipëri, veçanërisht me kompanitë anetare te Dhomes.
Tetë kompanitë e përzgjedhura kanë marrë pjesë në trajnimin PREMA dhe kanë zbatuar masa për rritjen e efikasitetit të burimeve, produktivitetit dhe konkurrencës së modeleve të tyre të biznesit. Historitë e tyre të suksesit reflektojnë potencialin për përmirësime të ndjeshme, edhe me masa të vogla, dhe pa kosto të mëdha.
Te gjithe bizneset zejtare qe moren pjese ne Trajnimet Prema u pajisen me certifikata.
Ky projekt financohet nga Projekti ProSEED i GIZ, dhe ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për mbështetjen e tyre. 
 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.