Ditën e sotme u zhvillua Dita e dytë e seminarit “Gra të suksesshme – Shembuj për Start Up” në qytetin e Vlorës.
Në këtë seminar Znj. Evelina Parvanova Drejtoreshë e Projektit me Organizatat e Grave Sipërmarrëse nga Ballkani Perëndimor
dhe Ukraina SCC Koblenz dhe Znj. Evis Sinojmeri Kryetare e Komitetit Grave Sipërmarrëse diskutuan mbi Fuqizimin e Grave Sipërmarrëse përmes Sindatave.
Znj. Arjola Shehaj Eksperte MSC Start-Up në bashkëpunim me pjesëmarrjen e Grave anëtare të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë
prezantuan pikat kryesore për të qënë një sipërmarrës fillestar i suksesshëm, duke risjellë eksperiencën e tyre personale në rrugëtimin profesional.
Komiteti I Grave Sipërmarrëse tregoi dhe njëherë që grate në zejtari me punën e tyre të palodhshme kanë thyer çdo barrierë dhe sfidë që mund t'ju këtë dalë përpara.