Dhoma Kombetare e Zejtarise dhe Komiteti i Grave Sipermarrese Zejtare moren pjese ne Konferencen Nderkombetare "Organizimi dhe konsolidimi i Shoqatave te Grave Sipermarrese Zejtare te Ballkanit Perendimor dhe Ukraines. E ardhmja dhe forcimi i tyre" ne Tivar, Mal i Zi.
Te pranishem ne kete aktivitet ishin perfaqesues nga delegacioni i Dhomes se Zejeve Koblenz, Dhomat dhe shoqatat e grave sipermarrese nga Ballkani Perendimor dhe Ukraina. Gjate kesaj konference pati diskutime ne panel mbi rolin, misionin dhe arritjet qe duan te kene dhomat, shoqatat dhe mundesine e bashkepunimit.
Gjate dites se dyte te kesaj konference pati diskutime per arsimin profesional ne secilin vend, per rolin qe kane dhomat dhe shoqatat ne kualifikimin profesional dhe sistemin dual.