U zhvillua sesioni i parë informues në kuadër të projektit “Ruajtja e një tradite të harruar – Pelhurat e mëndafshit në zemër të Lezhës dhe Zadrimës”, financuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe zbatuar nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.
Ishte një bashkëbisedim i ngrohtë, plot kujtime, përvojë dhe dashuri për një traditë që meriton të ruhet e të përcillet.
“Në çdo punë që bëhet, qëndrojnë emocionet e një gruaje zadrimore.”



