Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë mbi Zgjerimin e Bashkimit Evropian, një forum i rëndësishëm që mblodhi përfaqësues të institucioneve evropiane, partnerëve socialë dhe organizatave të biznesit.
Sesioni plenar u hap nga Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Seamus Boland, ndërsa fjalimin kryesor e mbajti Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
Diskutimet u përqendruan në dy tema kyçe:
🔹 Ndërtimi i një Evrope më të sigurt, më rezistente dhe më të mbrojtur.
🔹 Përshpejtimi i afrimit socio-ekonomik me Bashkimin Evropian për të nxitur rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë e Evropës.
Pjesëmarrja e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në këtë aktivitet riafirmon angazhimin tonë për të kontribuar në dialogun evropian, për të mbështetur integrimin e bizneseve shqiptare dhe për të promovuar një mjedis më konkurrues për ndërmarrjet, zejtarinë dhe sipërmarrjen.



