Prezantimi i Programit "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde" – Një mundësi e re financimi për biznesin shqiptar

Të nderuar,
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, kanë kënaqësinë t'ju ftojnë në prezantimit e Programit Kombëtar "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde".
Data: 17 korrik 202
Ora: 9.30
Vendi: Teatri Operas dhe Baletit
Programi "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde" krijon mundësi të reja financimi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe fermerët, duke mbështetur investimet në sektorët strategjikë të ekonomisë.
Gjatë aktivitetit, përmes paneleve tematike, përfaqësues të qeverisë, sektorit bankar dhe komunitetit të biznesit do të diskutojnë mbi mundësitë që programi ofron për sektorë si bujqësia, turizmi, industria, teknologjia, energjia dhe ekonomia e gjelbër, si dhe mbi mënyrën se si bizneset mund të përfitojnë nga ky instrument i ri financimi.
Konfirmimet e pjesëmarrjes ju lutemi t'i dërgoni në këtë adresë emaili (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) brenda ditës së enjte, datë 16 korrik.
Agjenda e plotë e aktivitetit do t'ju dërgohen së shpejti.
Ju mirëpresim!

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.