Trajnim për hartimin e një Plan Biznesi

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, në kuadër të Projektit “Turizëm me Varka të Aksesueshme CFCU/MNE/283”, organizon një workshop trajnimi të fokusuar në hartimin e planeve të biznesit në fushën e turizmit të aksesueshëm.

Ky trajnim synon të mbështesë artizanët, zejtarët, sipërmarrësit dhe çdo individ të interesuar për të zhvilluar një aktivitet ekonomik në këtë sektor, duke i pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për ndërtimin e planeve të qëndrueshme dhe të zbatueshme të biznesit.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri mbi strukturën e një plani biznesi, identifikimin e mundësive të financimit, si dhe ndërtimin e partneriteteve efektive, me fokus në zhvillimin e turizmit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

#CBC #EUFunds_ME #EUFunds_AL #EUintheBalkans #SASPAC #AccessibleBoatTourism #InclusiveTravel #MontAbility #CrossBorderCooperation #TourismForAll #UnijaPoslodavacaCrneGora #DhomaKombetareeZejtarise #SustainableImpact #SocialInclusion #CraftsAndCulture

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.