Dhoma Kombëtare e Zejtarisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Federatën e Punëdhënësve të Malit të Zi, prezanton rezultatet përfundimtare të projektit “Accessible Boat Tourism”, një nismë që synon zhvillimin e turizmit të aksesueshëm dhe krijimin e mundësive për të gjithë.
Ky projekt dëshmon se bashkëpunimi ndërkufitar, aftësitë profesionale dhe inovacioni mund të krijojnë zgjidhje konkrete për një turizëm më të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe pa barriera.

