Tiranë, 5 nëntor 2026 – Dhoma Kombëtare e Zejtarisë priti sot delegacionin e Dhomës së Zejtarisë dhe Industrisë së Vogël të Athinës, të kryesuar nga presidenti i saj, z. Konstantinos Damigos.
Në përfundim të takimit, dy dhomat nënshkruan një Marrëveshje bashkëpunimi, e cila parashikon:
•Shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e zejtarisë dhe të ndërmarrjeve të vogla;
•Nxitjen e kontakteve dhe të bashkëpunimit mes zejtarëve dhe biznesit të vogël të të dyja vendeve.
Bashkëpunimi mes dy dhomave u iniciua nga Ambasada Shqiptare në Athinë, kontributit të së cilës i shprehet mirënjohje.
Në nënshkrimin e Marrëveshjes morën pjesë anëtarë të Kryesisë së Dhomës dhe bashkëpunëtorë të saj, si dhe këshilltarja ekonomike e Ambasadës Greke në Tiranë, znj. Maria Koumoutsakou.

