Më 23 qershor 2026, në ambientet e Hotel Tirana International, u zhvillua takimi zyrtar ndërmjet Biznes Albania dhe delegacionit të organizatës italiane Sicindustria nga Sicilia, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Takimi u organizua në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Sicindustria në Shqipëri dhe mblodhi përfaqësues të biznesit, institucioneve dhe organizatave partnere, me synimin për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të nxitur partneritete të reja mes sipërmarrjeve shqiptare dhe italiane.
Pika kulmore e aktivitetit ishte ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Biznes Albania dhe Sicindustria. Kjo marrëveshje synon të krijojë një kornizë të qëndrueshme bashkëpunimi, duke promovuar shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, nxitjen e investimeve dhe mbështetjen e ndërmarrjeve në të dy vendet.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e të dy organizatave zhvilluan diskutime mbi mundësitë konkrete për bashkëpunim ekonomik, investime dhe krijimin e partneriteteve të reja, duke vlerësuar potencialin e madh që ekziston për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme të ekonomisë.
Në përfundim të aktivitetit, palët riafirmuan angazhimin e tyre për të punuar ngushtë në funksion të zhvillimit ekonomik, ndërkombëtarizimit të bizneseve dhe krijimit të urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të biznesit në Shqipëri dhe Itali.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike shqiptaro-italiane dhe krijimit të mundësive të reja për sipërmarrjet e të dy vendeve.

0
