Lajme

Plani Kombëtar i Veprimit mbi profesionet e rregulluara

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me Direktivën 2005/36/KE për njohjen e kualifikimeve profesionale.

Takimi u organizua në funksion të prezantimit të draftit final të Planit Kombëtar të Veprimit për Transparencën dhe Proporcionalitetin e Kritereve për Ushtrimin e Profesioneve të Rregulluara, si instrument kyç për zbatimin e nenit 59 të Direktivës dhe për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të Kapitullit 3 “E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”.

Dhoma kontribuoi duke theksuar nevojën për një qasje rregullatore proporcionale dhe të diferencuar për sektorin e zejtarisë, duke vlerësuar përvojën profesionale dhe aftësitë praktike si elementë kyç për aksesin në profesionet zejtare.

Pjesëmarrja përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në reformimin e kuadrit rregullator dhe avancimin e standardeve për profesionet e rregulluara në Shqipëri.

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.