Lajme

Mjeshtrat në Sarandë

Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në kuadër të muajit promovues të zejtarisë realizoi disa takime me komunitetin e bizneseve zejtare në Sarandë. Në këto takime u prezantuan shërbimet që ofron Dhoma Kombëtare e Zejtarisë. Këto ditë u realizua ceremonia e titujve Mjeshtër për zejtarët e qytetit të Sarandës. Titujt Mjeshtër u dhanë me propozim të shoqatave zejtare. Në ceromoni u prezantua dhe platorma ‘’Gjej Produktin Zejtar’’ një platformë e krijuar për të promovuar të gjithë bizneset zejtare në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe aktivitetet e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj nderoi me pjesëmarrjen e saj dhe foli për mbështetjen që ka dhënë Qeveria për këtë sektor me lehtësirat fiskale , trajnime dhe kualifikime profesionale si dhe mbështetje të drejtëpërdrejtë të cilat do të vazhdojnë në të ardhmen me programin e shpalosur rishtazi. I pranishëm në ceremoni ishte dhe kryetari i Shoqatës së Bukës Pasticerisë dhe Brumrave z. Gëzim Peshkopia I cili ka bashkëpunuar me Dhomën që në fillesat e saj dhe vazhdon jep kontributin e tij në fushën e zejtarisë.

 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.