Lajme

KONFERENCA "AFTËSI 2030"

KONFERENCA "AFTËSI 2030"
 
“AFTËSI PËR PJESËMARRJE NË TREGUN E PUNËS DHE PROFESIONET E SË ARDHMES”
Dhoma Kombetare e Zejtarise mori pjese ne kete Konference dy ditore 26-27 Mars, ku kishte 4 sesione tematike.
Qellimet kryesore te kesaj Konference ishin:
Të nxisë angazhimin dhe diskutimet në nivel teknik ndërmjet aktorëve qeveritarë, përfaqësuesve të sektorit privat, përfituesve nga sistemi i AFP-së, ekspertëve të industrisë, universiteteve dhe të tjerëve rreth qasjeve më optimale mbi mënyrën se si sistemi i AFP-së mund t’i shërbejë nevojës për produktivitet më të lartë të punës dhe inovacion.
2
Të shqyrtojë format e reja për ofrimin e AFP-së, si dhe ta përshtatë më mirë ofrimin e AFP-së me nevojat e tregut të punës, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të sektorit privat.
3
Të eksplorojë mënyra alternative për zhvillimin e kapitalit njerëzor për një treg dinamik pune dhe ekonomi inovative.
4
Të arrijë një kuptim të përbashkët për sa i përket potencialit për rritjen e të nxënit gjatë gjithë jetës, si një politikë e re për aktivizimin e grupeve vulnerabël dhe për nevojat në ndryshim të tregut të punës.
Konferenca organizohet nga Ministria e Ekonomise, Kultures dhe Inovacionit, ne bashkëpunim me European Union in Albania, Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania, dhe #UNDP-ne.
 
 
 
 
 
 

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272
Tel/Fax: +35542226280
Mob: +355 682082666

 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.