Lajme

BiznesAlbania dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë pjesë e GLAD dhe Torino Global Skills Summit 2026

BiznesAlbania dhe Dhoma Kombëtare e Zejtarisë (DHKZ) morën pjesë në programin GLAD të Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF) dhe në Samitin “Torino Global Skills Summit 2026”, dy aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare të fokusuara në zhvillimin e aftësive, përmirësimin e sistemeve të formimit dhe përafrimin e tyre me nevojat e tregut të punës.

Në këto aktivitete, të dy organizatat u përfaqësuan nga z. Koli Sinjari, Drejtor Ekzekutiv i BiznesAlbania dhe Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Pjesëmarrja në këto aktivitete krijoi mundësi për shkëmbimin e përvojave, njohjen me praktikat dhe zhvillimet më të fundit në fushën e aftësive, si dhe forcimin e dialogut ndërmjet përfaqësuesve të biznesit, institucioneve dhe partnerëve socialë.

BiznesAlbania dhe DHKZ vlerësojnë zhvillimin e aftësive profesionale si një element thelbësor për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, forcimin e sektorit të zejtarisë dhe përballimin e sfidave të tregut të punës.

Të dy organizatat do të vijojnë të kontribuojnë në përcjelljen dhe integrimin e përvojave të fituara në Torino në dialogun me institucionet dhe partnerët socialë, duke mbështetur zhvillimin e një sistemi të formimit profesional më të orientuar drejt kërkesave reale të tregut të punës dhe nevojave të biznesit shqiptar.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.