Deklaratë e BiznesAlbania mbi raportin e pyetësorit të situatës së Bizneseve të prekura nga COVID-19

BiznesAlbania

 

Kriza e shkaktuara nga COVID-19 ka krijuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe po ndryshon mënyrën e funksionimit të bizneseve në Shqipëri.

 

Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm që bizneset luajnë në krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, zhvillimin dhe prosperitetin, BiznesAlbania ka kryer një studim të vlerësimit të nevojave për të identifikuar sfidat kryesore me të cilat përballen bizneset në Shqipëri si pasojë e COVID-19.

 

Ky studim u krye me 278 ndërmarrje në vend. Ndërmarrjet e anketuara i përkasin një sërë sektorësh, përfshirë hoteleri / turizëm, ndërtim, , tekstile, lëkurë dhe veshje ushqim dhe pije etj dhe të punësuar me një numër të konsiderueshëm punëtorësh.

Shumica e ndërmarrjeve në anketën tonë janë biznese private dhe të themeluara ndërmjet viteve 1990-2017.

 

Lidhur me gjendjen aktuale të ndërmarrjeve, studimi ynë identifikoi si vijon:

1.   Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve, 31 përqind e ndërmarrjeve të anketuara kanë ndaluar funksionimin për shkak të COVID-19, 38përqind janë duke funksionuar pjesërisht, 7 përqind janë duke operuar në distancë dhe 24 përqind funksionon plotësisht në rrjet.

2.   Pjesa më e lartë e ndërmarrjeve që nuk operojnë janë bizneset e vogla dhe të mesme, 50 përqind, dhe ndërmarrje nga sektorët arsimi, hoteleri turizëm, restorantet.

u  Rreth 56 përqind e ndërmarrjeve kanë larguar ose kanë  planifikuar të largojnë më shumë sesa 31 përqind të forcës së tyre të punës. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të vogla, të mesme në sektorët bujqësi, edukimi, hoteleri turizëm, sektori i pasurive të palujtshme, tekstil dhe lëkurë etj raportuan se kanë larguar ose planifikuar largimin e punëtorëve.

3.   Cështjet kryesore me të cilat përballen ndërmarrjet aktualisht përfshijnë:

4.   Shumica e ndërmarrjeve, 65 përqind, deklaruan se fluksi i kufizuar i parave për të mbajtur stafin dhe operacionet e biznesit ishte i papërshtatshëm. Për ndërmarrjet e anketuara, 68 përqind raportuan që klientët janë prekur dhe kërkesa ishte më e ulët se normalja, dhe 36 përqind raportuan që punëtorët mungonin nga puna për shkak të sëmundjes ose urdhrave të qeverisë.

5.   Ndërprerja e zinxhirit të furnizimit është një çështje tjetër kryesore që prek bizneset. 28 përqindja e ndërmarrjeve raportuan që furnizuesit nuk ishin në gjendje të siguronin inputet; dhe 35 përqind thanë që partnerët e tyre të biznesit ishin ndikuar ndjeshëm nga COVID-19. 

6.  Për sa i përket ndikimit financiar të COVID-19 në të ardhura ose shitje, 55 përqind e ndërmarrjeve raportuan ndikim të lartë dhe 21 përqind e ndërmarrjeve raportuan ndikim të mesëm. Ndikimi financiar ishte veçanërisht i lartë në biznesin e vogël, dhe në sektorët rafineri dhe minier, aktiviteti i pasurive të paluajtshme, restorantet.

 

Ne i pyetëm anëtarët tanë nëse ishin pjesërisht apo plotësisht të siguruar para krizës COVID-19. Vetëm 35 përqind e ndërmarrjeve të anketuara kishin një polic sigurimi. Ne gjithashtu pyetëm nëse ata kishin një plan të vazhdimësisë së biznesit (BCP) para krizës COVID-19. Vetëm 50 përqind e ndërmarrjeve të anketuara kishin një plan të vazhdimësisë në vend. Kjo është shqetësuese dhe mund të vonojë ndjeshëm rikuperimin ose madje edhe qëndrueshmërinë për shumë ndërmarrje.

 

Në përfundim, sondazhi ynë zbuloi se, 27 përqind e pronarëve të biznesit vlerësuan se do të duheshin 31 deri 91 ditë për të rikthyer plotësisht operacionet, dhe 8 përqind e pronarëve po mendonin të mbyllnin ose përkohësisht ose përgjithmonë biznesin. Ndikimi në ekonominë e përgjithshme mund të jetë i rëndësishëm nëse nuk merren masa në kohë për vazhdimësinë e biznesit.

Dhoma kombetare e Zejtarise

Tel/fax: +35542204272/70

Mob: +355697556384 

Bulevardi Bajram Curri,
Godina 2 kate brenda ambjenteve te Drejtorise Rajonale te Arsimit dhe Formimit Profesional DRAFP Nr.4,
Tirana/ Albania.